Gjuriq kërkon takim urgjent në OKB për Trepçën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq kërkon takim urgjent në OKB për Trepçën

    Insajderi
    08 October 2016 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në konferencën e thirrur sot për të diskutuar ligjin e ri për Trepçën ka thënë se ky vendim i autoriteteve në Prishtinë është një përpjekje për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve nga Kosova.

    “Vendim i institucioneve të Prishtinës në konfiskimin e pasurisë se kombinatit Trepça nuk është i vlefshme për qeverinë, bizneset dhe qytetarët e Serbisë”, ka thënë Gjuriq.

    Ai gjithashtu theksoi se qeveria serbe të hënën do të kërkoj një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me siç e quajti ai, konfiskimin e pasurisë së Serbisë dhe shkelje të Rezolutës 12 44 në themel paqen dhe stabilitetin në rajon.

    “Atë që nuk duan ta flasin në Bruksel (për Trepçën), do të duhet të diskutohet në OKB”, ka thënë Gjuriq./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark