Gjuriq: Kosova fluturon kokëposhtë nga UEFA dhe FIFA – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Gjuriq: Kosova fluturon kokëposhtë nga UEFA dhe FIFA

    Insajderi
    10 October 2019 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Të përkujtojmë edhe një herë se ndeshja në mes nikoqirit Trepça nga Zveçani dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit ishte dashur të luhet në “harmoni me rregullat” e UEFA-së dhe FIFA-s, kështu që Prishtina, me këtë akt agresiv politik, sot i ka goditur themelet e sportit evropian dhe botëror si dhe vlerat e paqes”, pretendon Gjuriq në kumtesë.

    Si zakonisht, Gjuriq pretendon se “për këto veprime të Prishtinës do të informohen instancat ndërkombëtare”.

    “Kjo është edhe një dëshmi e përpjekjeve të Kosovës që Serbia të largohet nga Kosova, edhe pse ndeshja ka pasur për qëllim “promovimin e paqes”, e jo ndonjë mesazh politik”, pretendon Gjuriq.

    Ai thotë se “në periudhën e fundit, përkundër marrëveshjeve për lëvizje të lirë, hyrja në Kosovë ishte ndaluar edhe për zyrtarët e Serbisë dhe shton se kjo nuk është hera e parë që sportistëve serb iu pamundësohet hyrja në Kosovë”./Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark