Gjuriq: NATO-ja e kontrabandoi Mustafën në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: NATO-ja e kontrabandoi Mustafën në veri

    Insajderi
    02 December 2016 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai ka ironizuar me këtë vizitë, duke thënë se “NATO-ja e ka kontrbanduar përmes rrugës së migrantëve kryeministrin Mustafa”.

    “Kryeministrin e krahinës, Isa Mustafa NATO-ja e ka kontrabanduar përmes rrugës së migrantëve në veri të Kosovës, atje ku populli serb nuk e dëshiron, gjë që tregoi edhe bllokada”, ka thënë Gjuriq.

    “Ai është kontrabanduar përmes malit në veri të Kosovës, në territorin ndërmjet komunave të Zveçanit dhe Leposaviqit. Ai ka kaluar përmes malit dhe përmes fshatrave shqiptare me qëllim që të nxit destabilizim dhe pasiguri dhe eventualisht të provokoi reagim të dhunshëm të popullësisë sonë në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

    Gjuriqit duket se ia “djegur” edhe faktin se në këtë vizitë ishte edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, duke ju referuar si “i ashtuquajtur ministër i Forcave të Sigurisë”.

    Tutje ai ka thënë se kjo vizitë Mustafës do t’i shërbejë Mustafës për propagandë politike, shkruan Lajmi.net.

    “Larg çdo dyshimi, kjo vizitë paraqet edhe cenim dhe shkelje të obligimeve të forcave ndërkombëtare të sigurisë me praninë e KFOR-it dhe NATO-s në veri të Kosovës, të cilët nuk guxojnë dhe nuk kanë të drejt që të lejojnë praninë e përfaqësuesve të ashtuquajturve forca të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës”, ka thënë Gjuriq. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark