Gjuriq paralajmëron dërgimin e çështjes së Trepçës në Arbitrazh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq paralajmëron dërgimin e çështjes së Trepçës në Arbitrazh

    Insajderi
    11 October 2016 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë mund të pritet një vendim shumë i ekuilibruar lidhur me miratimin e ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.

    Ai për televizionin serb B92, i ka shpjeguar të gjithë hapat ligjorë që mund të ndërmerren për t’iu siguruar mbështetje pronarëve të Trepçës, për të filluar procedurën e arbitrazhit në rast.

    Fondi Zhvillimor i Serbisë si pronari më i madh i Trepçës, sipas B92, ka të drejtë të iniciojë procedurë të arbitrazhit kundër Kosovës, dhe ka deklaruar se qeveria serbe do të angazhojë ekspertë të njohur ndërkombëtarë në këtë çështje.

    “Ne do të përdorim të gjitha mjetet për të mbrojtur atë që është e jona”, ka thënë Gjuriq, transmeton Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark