Ambasadori serb në Uashington Marko Gjuriq ka deklaruar se “kjo vjeshtë do të sjellë ndryshime të shumta” në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe se do të vjen një numër i madh njerëzish të “cilët i njohin ai personalisht dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, transmeton N1.
Gjuriq ka shprehur shpresën e tij se deri në fund të pranverës së vitit të ardhshëm, do të ketë “tre ose katër herë më të shumë lobistë serbë se më parë”, e çka është, sipas tij, “shumë me rëndësi për ndikimin e Serbisë në Departamentin e Shteti”.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu hapjen e një misioni tregtar serb në bregun perëndimor të Amerikës, si dhe një ndërtesë të re të ambasadës serbe në Uashington.
“Pas shpërbërjes së ish -Jugosllavisë, ne mbetëm pa hapësirë në Uashington, aktualisht ambasada është në disa ambiente jo shumë të mëdha me qira në periferi. Brenda pak muajsh Serbia do të marrë një shtëpi për krenari në Uashington”, ka thënë Gjuriq./Insajderi.org.