Gjuriq: Ushtria e Kosovës është kërcënim për të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Ushtria e Kosovës është kërcënim për të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve

    Insajderi
    05 June 2016 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka thënë TribunaChannel se një destabilizim të tillë nuk do ta donin asnjëra palë.

    “Sa i përket qëndrimit të Qeverisë së Serbisë është e qartë se – në bazë të marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e qershorit të vitit 1999 në mes të ushtrisë jugosllave dhe të NATO-s, përkatësisht KFOR-it, forcë e vetme ligjore e armatosur në territorin e Kosovës (Kosovës dhe Metohisë, siç ne themi) është KFORI.

    “Ne mendojmë se çdo militarizimi i ri në rajon, që ka vuajtur aq shumë për shkak të luftrave, mund të jetë vetëm një kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen paqësore të serbëve dhe shqiptarëve, të cilën ne të gjithë e duam”, ka thënë Marko Gjuriq.

    Por, në Qeverinë e Kosovës shprehen se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.

    “Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti,” është shprehur për TribunaChannel ministrja për dialog Edita Tahiri.

    Përfaqësues të opozitës në Kosovë, pretendojnë se themelimi i forcës mund të bëhet vetëm nëse bëhen pazare të reja me Qeverinë e Serbisë.

    Por, këtë e mohon ministrja për dial=og, Edita Tahiri, si kryenegociatore e nivelit teknik të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel. (Tribuna Chanel)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark