Gjuriq: Vuçiqi ka fituar 80 për qind të votave nga serbët e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Vuçiqi ka fituar 80 për qind të votave nga serbët e Kosovës

    Insajderi
    04 April 2017 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i së ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar sot në një konferencë për media se Aleksandar Vuçiq ka fituar më shumë se 80 % të votave në Kosovës.

    “Aleksandar Vuçiq ka fituar 80.04 për qind e votuar dhe katër herë më shumë se numri i përgjithshëm i votave që kanë fituar kandidatët e tjerë”, ka thënë Gjuriq, njofton Radio KIM.

    Gjuriq më tutje në konferencën e partisë së tij SNS ka thënë se pas Vuçiqit vota më së shumti ka siguruar Vojslav Sheshel me 7.19 për qind të votave, i ndjekur nga Vuk Jeremiq me 4.24 për qind, ndërsa më pas janë Saha Jankoviç dhe Luka Maksimoviç./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark