Gjykata austriake konfirmon dënimet me burg për kurdisje ndeshjesh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Lajme / Botë

    Gjykata austriake konfirmon dënimet me burg për kurdisje ndeshjesh

    Insajderi
    11 May 2016 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata ka vendosur sot se nuk ka arsye lehtësuese për zvogëlimin e kohëzgjatjes së dënimeve me burg.

    Në tetor të vitit 2014, zoti Kuljic dhe ish-bashkëlojtari i tij në Kapfenberg, Dominique Taboga, u dënuan përkatësisht me pesë dhe tri vjet burg, për pjesëmarrje në mashtrime, që përfshinte manipulime në 18 ndeshje në ligën e parë dhe të dytë në Austri, në periudhën 2004-2013.

    Supozohet se lojtarët i morën nga 7 mijë e deri në 20 mijë euro për një takim, për të ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, duke u mundësuar mbështetësve të tyre nga Austria, Shqipëria, Serbia dhe Çeçenia, të fitojnë në bastore, raporton AP.

    Kuljic ka luajtur 20 herë për Austrinë, deri në vitin 2007 dhe u tërhoq pesë vite më vonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark