×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata cakton edhe një herë masën e ndalimit 48-orësh për dy të dyshuarit për sulmin ndaj Muhaxherit

    Insajderi
    27 October 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar edhe një herë masën e ndalimit prej 48 orësh për Dukagjin dhe Korab Lulaj, të dyshuar për sulm fizik ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elzana Kastrati.

    “Gjyqtari e ka caktuar masën e ndalimit deri sa të vendosë në caktim të masës së paraburgimit”, ka deklaruar ajo për Insajderin.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për Dukagjin dhe Korab Lulajn, nën dyshimin për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “lëndim i lehtë trupor”. Ata dyshohet që përgjatë ditës së djeshme e kanë sulmuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Gazeta Insajderi ka arritur ta shohë dokumentin e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për Korab e Dukagjin Lulajn. Aty precizohet se janë të plotësuara të gjitha kushtete ligjore.

    Në arsyetim e Prokurorisë, thuhet se ekziston rreziku i përsëritjes veprës penale meqë të pandehurit janë afër me shtëpi me kryetarin e Pejës.

    Gazmend Muhaxheri është Kryetar i Komunës së Pejës, sulmin të cilin të pandehurit ditën kritike e kanë bërë ndaj të dëmtuarve, ku si pasojë e kësaj edhe ju kanë shkaktuar lëndime trupore, janë pikërisht për shkak të detyrës së tij të cilën është duke e kryer i dëmtuari Gazmend, ku për shkak të pakënaqësive të cilat të dëmtuarit i kanë pasur ndaj të njëjtit kohë më parë edhe ka ndodh rasti, e gjithë kësaj duke ja shtuar faktin se shtëpia ku të pandehurit banojnë nuk është shumë larg nga shtëpia e të dëmtuarit Gazmend”, ka thënë Prokuroria në dosje.

    Në arsyetim përmendet edhe se në vendngjarjen ku dyshohet të ketë ndodhur sulmi fizik ndaj të parit të Pejës, prezent ishin shumë persona. Aty thuhet se në rast të lënies së lirë të Korab dhe Dukagjin Lulajt, ekziston rreziku që të ndikojnë tek dëshmitarët. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark