×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata del me njoftim për dy të dyshuarit për spiunazh

    Insajderi
    06 June 2024 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar e masën e paraburgimit ndaj Muharrem Qerimit dhe Bedri Shabanit, për shkak të dyshimit të bazuar kanë kryer veprën penale spiunazhi.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin.

    Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të jenë të pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes, po ashtu gjykata vlerësoj se nëse të pandehurit do të jenë në liri mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale, ose do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale.

    Gazeta Insajderi pak më parë raportoi ekskluzivisht për detajet nga kjo seancë.

    Derisa në publik kanë rrjedh informacione se të dyshuarit mund të kenë nis fushata me qëllim të dëmtimit të interesit nacional te njëjtat, nuk janë përfshire në dosjen e prokurorisë dorëzuar gjykatës.

    Krejt çka prokuroria ka deponuar është një dokument tre faqesh ku ka arsyetuar se lenia në liri e të dyshuarve mund ta prish gjykimin provat dhe të ndikoje në dëshmitar- të cilët nuk janë përmendur.

    Insajderi merr vesh se Bedri Shabani ka qenë nën masën e përgjimit dhe vëzhgimit që nga tetori 2023 ndërsa zgjerimi hetimeve ku është përfshire Muharrem Qerimi ka ndodhur dy muaj më vonë.

    Ndaj Muharrem Qerimit dhe Bedri Shabanit, të dyshuar për spiunazh Insajderi mëson se është caktuar masa paraburgimit.

    Policia e Kosovës ka arrestuar përgjatë ditës së djeshme Qerimin dhe Shabanin, të dyshuar për spiunazh. Gjegjësisht bashkëpunim me BIA’n serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark