Gjykata dënon me 4 vite burg policin Argjend Kastrati për aksidentin fatal ndaj Zana Gjevukajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata dënon me 4 vite burg policin Argjend Kastrati për aksidentin fatal ndaj Zana Gjevukajt

    Insajderi
    01 July 2025 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj zyrtarit policor Argjend Kastrati, i cili akuzohej për shkaktimin e aksidentit me pasojë vdekjen e 26-vjeçares Zana Gjevukaj.

    Kastrati është dënuar me 4 vjet burgim efektiv.

    Gjatë ditës së djeshme, në seancën gjyqësote Kastrati e pranoi përgjegjësinë për aksidentin që ndodhi në një pjesë të rrugës së shënuar si vendkalim për këmbësorët.

    “Unë e ndjej veten fajtor dhe shpreh pëndesë për rastin. Dua t’i kërkoj falje dhe ngushëllime familjarëve dhe të gjithë personave që janë prekur nga ky rast. Më mirë të kisha qenë unë në vend të saj sot. Shpreh keqardhje shumë të madhe”, pati deklaroi Kastrati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark