Gjykata dënon me një vit e pesë muaj të akuzuarin për sulm ndaj ekipit të Insajderit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata dënon me një vit e pesë muaj të akuzuarin për sulm ndaj ekipit të Insajderit

    Insajderi
    23 June 2025 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues me një vit e pesë muaj dënim Ivan Mërkiq si i akuzuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor trupor” ndaj ish-kameramanit të Gazetës Insajderi, Jetmir Mujit.

    Pas përfundimit të shqyrtimit fillestar publik, të mbajtur me datë 19.06.2025,  me datë 23.06.2025, në mungesë të të gjitha palëve në procedurë, i pandehuri u shpallë fajorë dhe ndaj tij u shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj, i cili dënim do të fillon të ekzekutohet brenda 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi’, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    I pandehuri akuzohet se më datën 17.11.2022, rreth orës 10:45, në Mitrovicën e Veriut, në rrugën “H. D. (V.C), me dashje dhe në bashkëkryerje me N.N persona i shkaktojnë lëndime trupore tani të dëmtuarit Jetmir Mujit., atëkohë kameraman i portalit “Insajderi”, ashtu që deri sa i dëmtuari së bashku me kolegun e tij Visar Duriqi  kishin pasur të zhvillojnë një intervistë, ishin nisur në drejtim të urës së Ibrit për t’i realizuar intervistat, posa kishin arritur tek ura ai i kishte parë një grup prej 3-4 fëmijësh të cilit ishin duke ardhur në drejtim të urës nga pjesa veriore e Mitrovices dhe me zë të lartë kërkonin ndihmë policëve –KFOR-it Italian, i dëmtuari Jetmir kishte vazhduar me vrap për të parë se çka ka kishte ndodhur,  derisa e kishte dëgjuar sirenën e ambulantes dhe rreth 10-15 metra ku kishte qenë ambulanta ai kishte filluar ta incizon ngjarjen me telefon të tij , ne çastin kur vetura e ambulantes ishte larguar, ai ishte sulmuar nga i pandehuri dhe N.N  persona , ku i pandehuri Ivan Mërkiq e kishte godit të dëmtuarin Jetmir ne pjesën prapa kokës duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti kishte tentuar që t’ia merr telefonin por se nuk kishte arritur kurse nga ekspertiza mjekoligjore janë konstatuar lëndimet e te dëmtuarit si dëmtime të lehta trupore me dëmtim të përkohshëm të shëndetit,

    “Me këto veprime i pandehuri se bashku me N.N personin ka kryer veprën penaleLëndim i lehtë trupore trupor nga neni 185 par.1 nën par 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark