×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Apelit dënon një kosovar pa aktakuzë, reagon avokati Ahmet Tahiri

    Insajderi
    10 July 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse Prokuroria ishte tërhequr nga akuza, pasi që rastin e përfshinte amnistia, Gjykata e Apelit pa pasur aktakuze ka dënuar një kosovar me një vit burgim. Për këtë publikisht ka reaguar avokati Ahmet Tahiri.

    “Vendim skandaloz i Gjykatës së Apelit”, e ka nisur avokati reagimin e tij në Facebook.

    Ai thotë se ky vendim dëshmon se drejtësia lëngon në Kosovë.

    “Se drejtësia në Kosovë lëngon e dëshmon edhe ky vendim skandaloz i kolegjit të Gjykatës së Apelit, i cili pavarësisht se vepra penale ishte e përfshirë në amnisti, e ndryshoi aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në dënim dënues për veprën penale e cila është përfshirë në amnisti”.

    Avokati ka akuzuar pjesëtarët se kolegjit të Apelit se nuk e kanë lexuar fare as akuzën.

    “Këto shkelje nuk do të ndodhnin nëse kolegji përbërës i Gjykatës së Apelit do ta merrte mundin që së paku ta lexonte shqyrtimin gjyqësorë, nëse do ta lexonte akuzën dhe nëse do t’i kishte administruar provat. Madje, sikur kjo papërgjegjësi totale mos të mjaftoj, nuk e kishin fare as proceverbalin e datës 27/07/2023 ku shkruhej qartë se prokurori i shtetit ishte terhequr nga akuza si rrjedhojë e amnistisë së veprës”.

    “Në rrethana të tilla, kur një gjykatë luan me fatin e një njeriu pa e lexuar fare përmbajtjen, Këshilli Gjyqësor do të duhej të ndërmerrte masa urgjente ndaj kolegjit përgjegjës në mënyrë që në të ardhmen mos të rrezikohet siguria juridike në vend”.

    Avokati Tahiri ka njoftuar se do të ushtrojnë të drejtën e tyre për ankesë.

    “Sigurisht se në këto rrethana ne do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme ku besojmë se do të korrigjohet ky skandal”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark