Gjykata e Apelit e kthen në paraburgim Naser Kelmendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Apelit e kthen në paraburgim Naser Kelmendin

    Insajderi
    10 March 2017 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetë ditë pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës e liroi të akuzuarin për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar Naser Kelmendi, Gjykata e Apelit e kthen atë prapë në paraburgim.

    Kelmendi për këto dhjetë ditë ka qëndruar në arrest shtëpiak ndërsa siç merr vesh Insajderi, nga burime brenda Gjykatës së Apelit, kjo masë i është ndërruar sot nga kjo gjykatë, pas ankesës së prokurorit të EULEX-it.

    Kelmendi akuzohet në nëntë pika të të aktakuzës së ngritur nga një prokuror special i EULEX-it.

    Prokuroria pretendon se Kelmendi në bashkëkryerje me Fahrudin Radonçiqin, Ekrem Lekiqin, Muhamed Ali Gashin, Milovan Jeremiqin, Lubisha Buhan “Çume”, Milan Ostojiqin, “Sandokanin”, Naser Oriqin, Senad Sahinpasiqin, Nebojsha Vukomanoviqin, Raseta Stranjan, Benjamin Halimoviqin, Edin Ahmetshahiqin dhe të tjerë, ka organizuar, formuar, mbikëqyrur, udhëhequr dhe apo drejtuar grupin kriminal të organizuar dhe të strukturuar, apo ka marrë pjesë aktivisht në këtë grup të organizuar kriminal për vrasjen e kryegangsterit rival Ramiz Delaliq- “Çelo”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark