Gjykata e Apelit e ShBA-së, sot e ka hedhur poshtë kërkesën e Administratës së Trumpit për të rivendosur menjëherë ndalesën e udhëtimit për qytetarët nga disa vende me shumicë myslimane.
Gjykatësit shtetërorë kanë argumentuar se ndalesa ishte jo kushtetuese dhe diskriminuese, shkruan BBC.
Ndalesa e Trumpit vlente për qytetarët nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Gjykatësi federal në Seattle vendosi të premten kundër pohimeve të avokatëve të qeverisë se shtetet nuk e kishin pozitën për ta sfiduar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump. /Insajderi.com