Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit

    Insajderi
    25 July 2025 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Lartë në Beograd të enjten, 24 korrik, ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit, shqiptari i arrestuar në Serbi disa ditë më parë.

    Në përgjigjen e kësaj gjykate thuhet se Halili dyshohet “për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”, raporton Koha.

    Lulzim Halili është arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me Halilin.

    Ministria pati njoftuar se sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark