Gjykata e Durrësit dënon Xhemal Lokën për shkaktimin e vetëvrasjes së gruas, videoja e dhunës u filmua nga fëmijët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Gjykata e Durrësit dënon Xhemal Lokën për shkaktimin e vetëvrasjes së gruas, videoja e dhunës u filmua nga fëmijët

    Insajderi
    06 February 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite burg Xhemal Lokën, i cili u shpall fajtor për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Bedrie Loka, 41 vjeçe.

    Ngjarja e ndodhur në janar të vitit të kaluar në Sukth tronditi opinionin publik, pasi viktima, nënë e katër fëmijëve ishte përballur me dhunë sistematike dhe fyerje të vazhdueshme nga i shoqi. Sipas dëshmive, situata e saj u përkeqësua pas hapjes së një profili fals në TikTok, ku publikoheshin pretendime poshtëruese për të, duke e ekspozuar ndaj turpit dhe gjykimit publik.

    Më shumë se një vit më parë, Bedrie Loka i dha fund jetës, ndërsa bashkëshorti i saj pretendoi se ishte presioni nga rrjetet sociale dhe jo sjellja e tij që çoi në këtë tragjedi.

    Megjithatë, provat e ndryshme, dëshmitë e familjarëve të viktimës dhe pamjet e regjistruara nga një prej fëmijëve të çiftit zbuluan një realitet të dhimbshëm, dhunë fizike, kërcënime të vazhdueshme dhe një presion të rëndë psikologjik nga ana e të shoqit.

    Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Shkëlzen Licaj, i cili ende nuk është zbardhur, Xhemal Loka u dënua me 7 vite burg për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes” dhe me 3 vite për “armëmbajtje pa leje”. Në bashkim të dënimeve, ai do të vuajë 10 vite në një burg të sigurisë së zakonshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark