Gjykata e Hagës më 31 mars do të shpall vendimin, për liderin e Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Sheshelj, të akuzuar për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në 1991-1993.
Gjykata ka thënë se autoritetet e Serbisë urdhëruan të “marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar praninë e të pandehurit gjatë shpalljes e vendimin”.
Beogradi i është dhënë një afat deri më 15 mars për të raportuar në Tribunalin për vështirësitë që mund të ketë në zbatimin e kësaj detyre, raportojnë mediat në Beograd, transmeton Klan Kosova.
Ai u dorëzua vullnetarisht më 24 mars të vitit 2003, dhe në nëntor të vitit 2014 u lirua përkohësisht deri në vendimin e fundit./Insajderi