“Gjykata e Kanunit” më i shpejtë se gjykata e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjykata e Kanunit” më i shpejtë se gjykata e Kosovës

    Insajderi
    10 July 2016 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja Dubova nga fshati Lajthishtë e Obliqit, ka pritur të dielën miq për kryeshnosh, pasi djali i tyre 16-vjeçar, u vra nga shoku i tij, nga familja Terbuja.

    Por pavarësisht faktit se policia në Obiliq, ka arrestuar dy persona të përfshirë në këtë rast, një për vrasje e tjetrin për armëmbajtje pa leje dhe se hetimet për vrasjen e Flamur Dubovës, po i vazhdon departamenti për krime të rënda, në Prishtinë, të dy familjet tashmë janë penduar.

    Në ndërkohë që gjykata të jap vendimin e saj, ka vepruar Kanuni i Lekë Dukagjinit, në bazë të cilit funksionon “falja e gjakut” apo “hasmëria” në rast të vrasjeve.

    Familja Dubova, që mbeti pa djalin e vetëm të tyre, Flamurin, i cili la pas vetes 5 motra, pasi u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, 16 vjeçar, një orë para ceremonisë së varrimit, në varreza filluan të vijnë të afërmit e familjes, ia ka “falur gjakun familjes së vrasësit të djalit të tyre”.

    Pas kësaj falje gjaku, që njihet si pajtim,  mes Dubovasve dhe Terbunjasve, ka vazhduar ceremonia e varrimit me të gjitha ritet fetare në prezencë të të dyja familjeve.

    Tradita e “faljes së gjakut” në Kosovë, përkundër faktit që nuk është term zyrtar është një traditë e bazuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Së voni në një rast të faljes së gjakut ishte përfshirë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, zëvendësministri Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark