Gjykata e Kievit e dënon ushtarin e parë rus në Ukrainë për vrasjen e një civili – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Kievit e dënon ushtarin e parë rus në Ukrainë për vrasjen e një civili

    Insajderi
    18 May 2022 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ushtar rus u deklarua fajtor në një gjykatë në Kiev të mërkurën për vrasjen e një civili, në gjyqin e parë që Ukraina ka kryer për një akt që mund të konsiderohet një krim lufte që kur Rusia filloi agresionin e saj të plotë në shkurt.

    Ushtari Vadim Shyshimarin, u deklarua fajtor për rasjen e 62 vjecarit që ngiste bicikletën në fshatin Chupakhivka në rajonin e Sumyt katër ditë pas fillimit të invazioni rus shkruan NeëYork Times, transmeton Gazeta Express.

    I pyetur nga gjyqtari nëse e pranon fajësinë, ushtari rus u përgjigj “Po, plotësisht po”.

    Gjyqi ka tërhequr një interes të gjerë të medias dhe publikut. Të mërkurën, salla e gjyqit ishite e mbushurë me gazetarë të mediave vendase dhe ndërkombëtare të lajmeve dhe gjykimi po transmetohehj në YouTube.

    Prokurori, Andriy Sinyuk, e përshkroi seancën si një “procedurë të paprecedentë” në të cilën “një ushtarak i një vendi tjetër akuzohet për vrasjen e një civili të Ukrainës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark