Gjykata e Moskës ka gjobitur gjigantit teknologjik me 32 mijë euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjykata e Moskës ka gjobitur gjigantit teknologjik me 32 mijë euro

    Insajderi
    14 November 2023 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Moskës përsëri ka gjobitur gjigantit teknologjik Google për refuzimin që të dhënat e përdoruesve rusë t’i ruajë në Rusi.

    Kjo nuk është hera e parë që gjiganti amerikan dënohet nga gjykatat në Rusi.

    Në gushtin e vitit 2023, gjykata e kishte dënuar Googlen me 32 mijë dollarë pasi nuk kishte fshirë informacionet rreth konfliktit në Ukrainë.

    Gjatë vitit të kaluar, gjykata e Moskës kishte gjobitur edhe kompanitë Apple dhe Wikipedia.

    Apple u gjobit me 4 mijë dollarë për shkak se nuk ka fshirë informacionet, të cilat regjimi rus i cilëson si të rrejshme në lidhje me luftën në Ukrainë.

    Rusia e kishte paralajmëruar kompaninë amerikane se me informacionet që po ofronte, po destabilizonte situatën politike në shtetin rus.

    E njëjta gjykatë ka gjobitur edhe Wikipedian me 29 mijë dollarë.

    Ky ishte dënimi i shtatë me radhë ndaj Wikipedias me arsyetimin se po mbante informacione të rrejshme për luftën në Ukrainë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark