×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Posaçme e Apelit, dënon Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

    Insajderi
    24 June 2024 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Safet Gjici është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burgim.

    Ky vendim u mor nga Gjykata e Posaçme e Apelit e cila e prishi vendimin e shkallës së parë.

    Gjici u dënua me vendim të formës së prerë tashmë jo për “shpërdorim detyre” por për “korrupsion pasiv”.

    Alma Kaçi u dënua me 1 vit e gjashtë muaj burgim për akuzën e “korrupsionit aktiv”. Asaj i është ndryshuar vepra penale, pasi në shkallën e parë ishte dënuar për “prostitucion”.

    Gjici e Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke iu zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vjet për Gjicin e 1 vit për Kaçin.

    Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital, shkruan Euronews.al.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark