×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata i nxjerr problem QKMF-së në Drenas, ia konsideron të kundërligjshme vendimin për emërimin e infermierit si koordinator i cilësisë

    Insajderi
    04 June 2024 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    31 mjekë të qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Drenasit kishin dorëzuar një peticion para dy viteve pasi pozitën e ushtruesit të detyrës së koordinatorit të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve po e mbante një infermier. Pozita për këtë konkurs fillimisht ishte anuluar pasi asnjëri nga kandidatët nuk kishte kaluar pragun prej 50 për qind. Pavarësisht kësaj drejtori i kësaj qendre Ismet Bogiqi emëroi infermierin Daut Gjinovci. Ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë javën e kaluar ka marrë vendim për padinë që u bë lidhur me këtë konkurs. Kjo gjykatë e ka cilësuar të kundërligjshëm emërimin e Daut Gjinovcit.

    Në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, detyrohet QKMF në Drenas që të rishpallë konkursin për pozitën Koordinatorë i cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në KPSH.

    Vendimi i të paditurës Qendra Kryesore Familjare-Komuna e Drenasit Nr.45/19.10.2022 për emërimin e nëpunësit Daut Gjinovci, UD i koordinator të cilësisë dhe sigurisë nga QKMF në Drenas, Vendimi nr.01-070/01-55406 të datës 03.11.2022 i Komunës ë Drenasit-Komisioni i ankesave për nëpunësit e shërbimit publik dhe konkursi i brendshëm që evidentohet me nr. 99 i datës 12.09.2022 për pozitën koordinator i cilësisë dhe sigurisë si të kundërligjshme dhe DETYROHET e paditura Qendra Kryesore Familjare-Komuna e Drenasit, që të rishpallë konkursin“, thuhet në vendim.

    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Drenasit, postin e ushtruesit të detyrës së koordinatorit të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve e mbante një infermier.

    Kjo për 31 mjekë familjarë ishte e papranueshme ndaj kishin dorëzuar një peticion tek drejtoria e shëndetësisë.

    Në pozitën koordinatorit të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve në vitin 2022 u caktua një infermier.

    Emërimi i tij u bë pas anulimit konkursit pasi asnjëri nga kandidatët nuk e ka kaluar testin. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjeksësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas. Ismet Bogiqi emëroi infermierin Daut Gjinofci si ushtrues detyre derisa të shpallet konkursi i ri.

    Vendimi që nga Gjykata u konsiderua sot i kundërligjshëm, për drejtorin e QKMF-së, Ismet Bogiqi nuk dukej problem.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi atë kohë drejtori, Ismet Bogiqi ishte përgjigjur se nuk ka shkelje të ligjit. Ai tha se Gjinovci ishte caktuar deri në zhvillimin e procedurave të rekrutimit për këtë pozitë.

    Është aplikuar e drejta e zgjedhjes së Zëvendësuesit për Koordinator të cilësisë dhe me vendim të Drejtorit të QKMF-së është caktuar z.Daut Gjinovci, deri sa të zhvillohen procedurat e rekrutimit për këtë pozitë, ku një hap i tillë është marrë në bazë të përformances së kandidatit i cili  ka qenë i autorizuar me Vendim për udhëheqjen e procesit të vaksinimit dhe zbatimit të planit kombëtar të vaksinimit kundër COVID-19, pasi që  Koordinatori i cili ka qenë me Kontratë të përhershme  ka pasur një syndrome akute iskemike dhe parezë të anës  së djathtë të ekstremiteteve“, kishte deklaruar ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark