×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata i sekuestron pasurinë milionshe ish-të dashurit të Kejvinës!

    Insajderi
    08 November 2021 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme me kërkesë të SPAK,  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar pasuritë e Redjan Rrajës e familjarëve të tij.

    Bëhet fjalë për një apartament në Tiranë, dy njësi tregtare, dy garazhe, dy makina tip “Audi – A8”, një automjet ‘Bentley’, një orë “Roleks” dhe një sasi eurosh.

    Redjan Rraja nuk është një emër i panjohur për publikun, ai u arrestua pas një super-aksioni të Policisë së Durrësit, FNSH-së dhe RENEA-s, për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, i ndodhur te mbikalimi i Shkozetit. 

    Mediat shkruajnë se Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut.

    Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

    Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

    Lidhja me modelen Kejvina Kthella

    Mediat shkruanin se Redjan Rraja kishte një histori dashurie me modelen Kejvin Kthella.

    Sipas mediave modelja e njohur jo vetëm që kishte kohë në një lidhje me Redjanin por pranonte edhe dhurata luksoze prej tij. 

    Kejvina kishte në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar. 

    Ndërkohë “Gazeta TemA”, në një artikull për modelen Kthella shkruan se ajo bashkë me Rrajën kishin pafund mesazhe bashkë.

    Kujtojmë se modelja asokohe u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin Redjan Rraja. Shkak për këtë është bërë alibia që Rraja ka zbuluar për hetuesit, kur ka thënë se nuk ka pasur gisht në atentatin e Arjan Ndoj, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij.

    Alibia e Rrajës sqaron edhe marrëdhënien e tij me Kejvinën, ku i “forti” i fisit Rraja, shkon edhe më tej kur thotë se Kejvina nuk është thjesht një shoqe.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark