Gjykata italiane ka dënuar me 5 vite burg gruan që përplasi për vdekje dy të rinjtë shqiptarë, Ergi Skenderi dhe Xhulio Kaja nga 20 vjeç.
Ky ishte vendimi i drejtësisë italiane për aksidentin e 30 qershorit 2019 për Irina Veteren, e cila atë natë kur po shkonte në shtëpi me makinë në gjendje të dehur përplasi shqiptarët buzë autostradës.
Por në momentin që po lexohej pretenca për italianen, nënës së njërit prej viktimave i ka të fikët, pasi protestoi dhe kundërshtoi. Familja e konsideroi të padrejtë vendimin, ndërsa lëshuan disa thirrje drejt trupit gjykues
“Turp! Kjo nuk është drejtësi“. Të afërmit e dy viktimave u shprehën se pranimi i fajësisë nuk është në përpjesëtim me realitetin dhe faktet.
“Dënimi me 5 vite për vdekjen e dy djemve nuk është i drejtë. Ajo tani po vazhdon jetën e saj, ne jo” tha një prej familjarëve të dy viktimave.
Pas përplasjes të rinjtë gjetën vdekjen e menjëhershme. Dy shqiptarët po ktheheshin nga një diskotekë atë natë që rezultoi fatale, jo për fajin e tyre, por të shoferes së dehur.