Gjykata Komerciale merr vendim për kanalet ArenaSport – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Komerciale merr vendim për kanalet ArenaSport

    Insajderi
    03 January 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanalet televizive “ArenaSport” nuk do të transmetohen në operatorët kabllorë në Kosovë, ka vendosur sot shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale.

    Kanalet televizive të sportit ishin transmetuar përmes tri platformave televizive, por ishin ndaluar pas tre muaj më parë me vendim të Komisionit të Pavarur të Mediave.

    Edhe Dhoma e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale në nëntor të vitit të kaluar vendosi kundër ankesës së operatorit të shpërndarjes Artmotion, e cila kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të KPM-së.

    Të mërkurën, aktvendimi i shkallës së parë është vërtetuar edhe nga Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale.

    Vendimi është marrë nga kolegji i përbërë nga gjyqtarët Dren Rugova – kryetar i kolegjit dhe anëtarët Krenar Berisha dhe Ramush Bardiqi.

    Dhomat e Shkallës së Dytë të Komerciales këtë ankesë e kanë gjetur të pabazuar dhe vendimin e shkallës së parë e kanë vërtetuar.

    Me këtë vendim shkalla e dytë e Komerciales ka shtjelluar se e konsideron të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e shkallës së parë.

    Tutje në këtë aktvendim thuhet se përmbajtja e programeve në fjalë përbën cenim për integritetin territorial të Kosovës përmes promovimit të veprave terroriste.

    Ndalimi i transmetimit të kanaleve televizive ArenaSport ishte marrë pas transmetimit të mesazheve me mbishkrimin “Do t’i kujtojmë” dhe “Lavdi heronjëve” të dedikuara për terroristët e vrarë gjatë sulmit terrorist në fshatin Banjskë. /paparaci/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark