×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata detyron gazetarët ta dorëzojnë databazën e 910 mijë votuesve, Bushati e Shkullaku refuzojnë të japin materialin

    Insajderi
    19 April 2021 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar database-in me të dhënat pas publikimit të investigimit të Lapsi.al.

    GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka vendosur të detyrojë drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, që publikoi i pari të dhënat, të dorëzojnë databasën me të dhënat personale të 910 mijë personave.

    Drejtuesit e portalit, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë refuzuar t’i dorëzojnë materialin GJKKO për të ruajtur burimin.

    Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

    Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa nga PS është mohuar se dokumenti i përket zyrës së tyre, megjithatë kanë pranuar se kanë një të ngjashëm të akumuluar nga puna në terren me qytetarët. Por SPAK nuk e ka quajtur këtë një krim zgjedhor, ndërsa dje mori në pyetje dy botuesit por asnjë nga zyrtarët e lartë të PS.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark