Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë

    Insajderi
    25 April 2025 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka miratuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke konstatuar se nenet e kontestuara nuk bien ndesh me Kushtetutën e vendit.

    Në vendimin e publikuar thuhet se neni 18, paragrafët 3, 4 dhe 5 të Ligjit nr. 08/L-294, i cili ndryshon dhe plotëson Ligjin për Zyrtarët Publikë, nuk janë në kundërshtim me nenet kushtetuese që mbrojnë të drejtat e barazisë, pronës, punës dhe të drejtës për mjete juridike.

    “Gjykata njëzëri (i) ka vendosur që të deklarojë kërkesat e pranueshme; (ii) të konstatojë që paragrafët 3, 4 dhe 5 të nenit 18 (Dispozitat kalimtare) të Ligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, nuk janë në kundërshtim me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; si dhe (iii) të konstatojë që paragrafët 3, 4 dhe 5 të nenit 18 (Dispozitat kalimtare) të Ligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, nuk janë në kundërshtim me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Bazuar në konstatimet e mësipërme, Gjykata gjithashtu vendosi që (i) Ligji i kontestuar i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje; dhe (ii) të përcaktojë që Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Ligji tashmë i është dërguar Presidentes Vjosa Osmani për shpallje dhe do të hyjë në fuqi ditën kur publikohet në Gazetën Zyrtare.

    Ky ligj ishte dërguar për shqyrtim kushtetues nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark