Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet e deputetëve pas afatit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet e deputetëve pas afatit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    24 July 2025 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së lidhur me votimin e fshehtë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Sipas vendimit të Kushtetueses të publikuar sot, deputetëve u ndalohet çdo veprim pas kalimit të afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

    Në vendim tutje theksohet caktimi i masës së përkohshme.

    “TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25;

    II. TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025;

    III. T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

    IV. TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të
    Ligjit;

    V. Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark