
Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin që përcaktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës.
Në një njoftim për mediat, Zyra e Shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Presidencës thekson se ky vendim do të respektohet plotësisht, në përputhje me parimet dhe normat e Kushtetutës.
Njoftimi i presidences
Tiranë, më 9 tetor 2025
Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.