Gjykata e Dibrës ka lënë në burg vëllain e minatorit kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Elton Debreshi.
Alfred Debreshi u arrestua nga policia pak ditë më parë dhe akuzohet nga prokuroria se ka vendosur lëndë plasëse në makinën e të vëllait.
Sipas prokurorisë së Dibrës ka prova të pakundërshtueshme se Alfred Debreshi është autor i vendosjes së tritolit.
Euronews Albania mëson se hetimet janë shtrirë për të kuptuar nëse kjo ngjarje lidhet me një skemë nga dy vëllezërit për të përfituar azil politik jashtë vendit.
Gazetari Merin Maçi raporton se prokuroria ka dyshime të forta për këtë pistë, pasi hetuesit besohet se kanë disa përgjime mes dy vellezërve, ku lihet të kuptohet realizimi i një skeme të tillë, sipas akuzës.
Debreshi i ka mohuar akuzat e prokurorisë.
Makina e Debreshit ishte parkuar përpara banesës së tij, në fshatin Dushaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, në momentin që ndodhi shpërthimi i së premtes.