Gjykata lëshon urdhër për paraqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale në këtë datë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata lëshon urdhër për paraqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale në këtë datë

    Insajderi
    28 February 2025 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore.

    Zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, konfirmoi se Kurti është ftuar për të dëshmuar më 4 mars të këtij viti me fillim nga ora 10:00.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar urdhrin e datës 21.02.2025 me të cilin ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark