Gjykata e Lartë zgjedhore në Brazil me shumicë të ngushtë liroi nga akuzat presidentin Michel Temer ndërsa sipas të cilave gjatë fushatës elektorale ai ka përdorur para në mënyrë të paligjshme.
Në Gjykatën e Lartë zgjedhore në Brazil përfundoi procesi kundër “aleancës Dilma Rousseff-Michel Temer”.
Ata janë ndjekur penalisht me akuza se gjatë fushatës zgjedhore abuzuan me pushtetin politik dhe ekonomik.
Gjatë votimit në gjykatë, e cila përbëhet nga shtatë gjyqtarë, katër prej tyre votuan kundër akuzave që janë të drejtuara ndaj presidentit brazilian.
Në rast se nuk do të ndodhte kjo, Temer mund të merrte titullin e presidentit të parë të Brazilit i cili është larguar nga detyra me vendim të Gjykatës së Lartë Zgjedhore. Por sipas këtij rezultati, Temer mbetet në krye të shtetit.
Gjyqtari Luiz Fux që gjatë prononcimit përdori votën kundër Temer deklaroi se përdorimi i paligjshëm i parave është “vepër e rëndë”, shkruan AA.
Gjykata Supreme Federale në Brazil në prill të këtij viti mori vendim për ngritjen e padive kundër tetë ministrave, 29 senatorëve dhe 42 përfaqësuesve në vend, të gjitha për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.