Gjykata merr një vendim për Venhar Hanën dhe Dritmir Islamin, afera milionëshe që raportoi Insajderi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr një vendim për Venhar Hanën dhe Dritmir Islamin, afera milionëshe që raportoi Insajderi

    Insajderi
    13 June 2025 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji avokatit Venhar Hana dhe instruktorit Dritmir Islami, transmeton Insajderi.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e gjykatës Themelore në Prishtinë, Milrinda Gashi.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen hetimore që hedh dritë mbi dyshimet serioze për përfshirjen e tyre në një aferë milionëshe, e cila ka të bëjë me manipulime të mundshme rreth pronës së ish-Radio Televizionit të Prishtinës – një rast për të cilin Insajderi raportoi ekskluzivisht.

    Slavica Mikiq dhe Venhar Hana, dyshohet se kanë përdorur dokumente të falsifikuara për t’i regjistruar një tokë në emër të tyre.

    Sipas dosjes me numër 2025-0037488, gjatë vitit 2021 në Prishtinë, të pandehurit kanë përdorur një aktgjykim të falsifikuar të Gjykatës së Prizrenit me datë 28.04.1976, për të pretenduar se Slavica Mikiq kishte fituar të drejtën të bëhej pronare e një toke prej 3.92 hektarësh në Veternik të Prishtinës.

    Në dokument thuhet se Venhar Hana ka qenë në dijeni se aktgjykimi ishte i falsifikuar dhe se Slavica Mikiq nuk ishte pronare e ligjshme e asaj prone. Për më tepër, Hana e kishte informuar Mikiqin se toka do të bartet në emrin e saj, duke u shprehur: “ta kemi bartë një tokë në emër tanin”, sipas autorizimit që ia kishte dhënë për paraqitjen e kërkesës në institucionet kadastrale.

    Në bazë të këtij dokumenti të dyshuar si të falsifikuar, ishte paraqitur një kërkesë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës në vitin 2022, e cila më pas kishte marrë një vendim për regjistrimin e pronës në emrin e Slavica Mikiqit, me gjithë mungesën e bazës ligjore.

    Bazuar në të gjitha këto veprime, Prokuroria dyshon se Venhar Hana, Dritmir Islami dhe Slavica Mikiq, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë kryer disa vepra penale, përfshirë: falsifikimi i dokumentit, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe mashtrimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark