Gjykata merr vendim ndaj biznesmenit Paqarizi që kërcënoi zyrtarët e komunës së Prizrenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Gjykata merr vendim ndaj biznesmenit Paqarizi që kërcënoi zyrtarët e komunës së Prizrenit

    Insajderi
    07 April 2022 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Granit Paqarizit, i cili siç edhe raportoi Gazeta Insajderi, ka kërcënuar zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit.

    Paqarizi sic ka raportuar Insajderi, i ka thënë drejtorit të Shërbimeve Publike, Çelë  Lamajt dhe stafit të tij, se “nuk guxojnë ta ndërpresin kontratën e projektit: Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, kontratë kjo që ishte fituar nga miqtë e biznesmenit prizrenas, shkruan Gazeta Insajderi.

    Paçarizi me këto veprime dyshohet se ka ushtruar presion dhe ka kanosur personat zyrtarë lidhur me një tender për instalimin e ndriçimit publik në Komunën e Prizrenit.

    “Gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.05.2022, ndaj të pandehurit G:P., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 par. 3 (personit zyrtar) lidhur me par. 2 të nën të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark