Gjykata merr vendim ndaj katër grabitësve që hynë në pompë të derivateve në Pejë si në filma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim ndaj katër grabitësve që hynë në pompë të derivateve në Pejë si në filma

    Insajderi
    29 August 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtorë grupin që kryen grabitjen e armatosur në një pomp në Pejë.

    Liridon  Berisha, Shaban Gjonbalaj Lirim  Mekaj e Floriant  Mekaj ndodhën në paraburgim që nga maji i këtij viti.

    Të pandehurit e kanë pranuar fajësinë për veprat penale dhe dënimi është dhënë në pajtim me marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

    Lirim Mekaj sipas vendimit që ka siguruar Insajderi është dënuar me 5 vjet burg dhe një gjobë prej 2000 euro për veprat penale “Grabitje” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Nëse nuk paguan gjobën, ajo do t’i zëvendësohet me 20 ditë burg shtesë.

    Floriant Mekaj është dënuar me 5 vjet burg dhe një gjobë prej 1000 euro, me të njëjtat kushte për zëvendësim të gjobës me burgim.

    Shaban Gjonbalaj është dënuar me 4 vjet burg dhe një gjobë prej 1000 euro.

    Sipas aktakuzës, këta të pandehur më datën 21.05.2025 rreth orës 23:35min, në Pejë, rruga “Kforit”, duke vepruar si anëtar të grupit dhe me armë, me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën dhe trupin e personit tjetër dhe atë të dëmtuarit M.H, punëtor në pompën e derivateve “DHF”, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të pompës së derivateve.

    Dosaj e deponuar tashmë në Gjykatën e Pejës e përshkruan këtë krim sikur nëpër filma.

    Sipas aktakuzës, këta të pandehur më datën 21.05.2025 rreth orës 23:35min, në Pejë, rruga “Kforit”, duke vepruar si anëtar të grupit dhe me armë, me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën dhe trupin e personit tjetër dhe atë të dëmtuarit M.H, punëtor në pompën e derivateve “DHF”, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të pompës së derivateve.

    Si e bënë ata këtë krim?

    Prokuroria e përshkruan që ata këtë krim e kryen në atë mënyrë që, “pasi të pandehurit paraprakisht merren vesh për idenë e të pandehurit Lirim Mekaj për grabitjen e kësaj pompe, i pandehuri Lirim Mekaj merr një pushkë gjysmë automatike 10 dhjetëshe me numër serik 14…., i pandehuri Liridon Berisha merr veturën VË Golf II të cilës i’a heqin targat dhe më pas i ndajnë rolet, ku i pandehuri Shaban vozitë veturën, i pandehuri Liridon ulet përpara dhe merr pushkën, ndërsa të pandehurit Lirim dhe Floriant ulen prapa në veturë dhe me të arritur tek kjo pompë e derivateve”.

    Ata duket të kenë parë shumë filma. Pasi që kishin hequr tabelat e veturës, bënë edhe veprimin tjetër për ti ikur identifikimit.

    “I mbulojnë fytyrat me maska, pastaj, i pandehuri Shaban ndalon veturë, gjersa nga ajo dalin të pandehurit Lirim, Floriant dhe Liridon ky me pushkë në dorë, futen brenda dhe bërtasin “plaqk”, ku i pandehuri Liridon e raportirat pushkën dhe bërtet “a të gjuj, a të gjuj, a të shkrepi””. Thuhet në aktakuzën e Prokurorit Qavolli, shkruan Insajderi.

    Tashmë i akuzuari Lirim Mekaj i drejtohet me fjalët “qiti paret, qiti paret”, “gjersa i pandehuri Floriant e godet tavolinën dhe bërtet “qiti paret, qiti paret”, ashtu që i pandehuri Lirim i merr 905€, futen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë”, thuhet në aktakuzë.

    Dosja tashmë e deponuar në Gjykat zbulon se të katër të akuzuarit në ditën kur u intervistuan, më 12 të këtij viti, që të katër e kanë pranuar se e kanë kryer këtë krim, raporton Gazeta Insajderi.

    Për nevoja të Gjykatës, Prokurori ka futur në aktakuzë edhe deklaratën e M.H, të cilit iu drejuar arma.

    “Ka qenë fundi i orarit dhe isha duke e bërë barazimn e pazarit te marketit ku i numërojmë sendet që i kemi përkatësisht mallin dhe për një moment deri sa isha brenda e kam dëgjuar se erdhi një veturë qe me duket qe ka qene Golf II ngjyrë vishnje ndoshta dhe unë kam menduar se janë klient që po duan me marr pije e pastaj ti paguajnë brenda”, fillon rrëfimin e tij viktima duke treguar tujke se ai kishte vazhduar me punë numërim brenda dhe për një moment janë futur tre persona brenda te hyrja e marketit dhe te tret ishin me maska.

    “Unë një here thash mos po bon dikush hajgare veç kur njëri prej tyre e ka raportit një armë të gjatë dhe ka bërtit a të gjujë a të shkrepi dhe personi i parë që ka qenë para tij ka thënë qiti paret. Unë nuk kam rezistuar, por ju kam treguar se ku janë parat te cilat ishin mbi tavoline pasi unë e bëra barazimin dhe ata i morën parat dhe u larguan”, tregon ai, shkruan Insajderi.

    Ata janë larguar me të njëjtën veturë Golf II dhe janë nisur ne drejtim të Lagjes, por “a e kanë marr krahun e djathte apo te majte këtë se kam pa”, rrëfen dëshmitari.

    Ai tregon se edhe pse e bënë krejt këtë “mund”, katër grabitësit “i kanë marr 905 euro dhe atë 770 euro kane qene nga pazari qe e kam bërë unë atë natë dhe kanë qenë të lidhura me llastik të cilat kanë qenë në tavolinë, kurse 135 euro të tjera kanë qenë nga avanci biznesit. Të gjitha këto bëjnë 905 euro në total dhe këto i kanë marr. Aty ka pas edhe para te tjera por nuk i kanë marr p.sh. kanë qenë 65 euro të hekurit që si kanë prek dhe disa të tjera qe unë i kam pas në xhep”.

    Ndryshe, në njoftimin e prokurorisë thuhet se të pandehurit me datën 21.05.2025, rreth orës 23:35min në Pejë, duke vepruar si anëtar të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në Pejë, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë, pastaj me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905€, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë.

    Prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575€, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale.

    / Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark