Gjykata merr vendim për 34-vjeçarin që burgosi bashkëshorten: Kamerat i vura për të... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për 34-vjeçarin që burgosi bashkëshorten: Kamerat i vura për të…

    Insajderi
    08 February 2024 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës la në burg Asqeri Mandrin, që u arrestua pak ditë më parë për akuzën e dhunës në familje.

    Ai deklaroi në seancë se kamerat e sigurisë në banesë i vendosi për të parë gruan dhe fëmijët, pasi ndodhej jashtë shtetit.

    Sipas tij, ka pasur debate në çift, por jo dhunë.

    “Kemi pasur debate, por jo dhunë. Sherri nisi pasi gruaja më kërkonte të punoja natën si roje”, deklaroi ai në gjykatë, sikurse raporton gazetarja Anila Hoxha.

    34-vjeçari mbante ‘të burgosur’ bashkëshorten, në vilën e tyre në Kodër Kamëz. Ai jetonte në Gjermani, por pasi ishte kthyer, e kishte dhunuar fizikisht gruan, në praninë e katër fëmijëve. Kamerat që kishte instaluar në banesë për ta monitoruar 24 orë në 24, kanë fiksuar edhe skenat e dhunës.

    Edhe më të rëndë e bëjnë ngjarjen rrëfimet e të afërmve. Në një intervistë për Top Channel, nëna e Mandrit pranon se ka pasur dijeni për kamerat, por i justifikon me faktin se “djali ishte xheloz”, ndërsa pretendon se vajza e tradhtonte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark