Gjykata merr vendim për 5 të dyshuarit e rastit "Bardhoshi" që u kapën me 75 kg marihuanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjykata merr vendim për 5 të dyshuarit e rastit “Bardhoshi” që u kapën me 75 kg marihuanë

    Insajderi
    12 November 2021 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve dhe sulm ndaj personit zyrtar.

    Gjyqtari i procedurës paraprake i ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.

    Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark