Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit e tjerë për plantacionin milionësh të drogës në Pejë - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit e tjerë për plantacionin milionësh të drogës në Pejë

    Insajderi
    06 April 2025 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas shkatërrimit të një plantacioni të kanabisit në Pejë vitin e kaluar, vlera e të cilit kapte shifrën e 5 milionë eurove, është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve të tjerë të lidhur me këtë rast.

    Insajderi merr vesh se Klodian Qoklit dhe Shkëlqim Xhijës iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh.

    Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Pejë këtë të diel për të dy, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë me prokuror rasti Ersan Qavollin.

    Qokli dhe Xhija dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.

    Insajderi raportoi mbrëmë se Xhija ishte dorëzuar në duar të policisë. Të shtunën u arrestua edhe Klodian Qokli nga policia kufitare. Që të dy ishin në kërkim.

    LEXO EDHE:

    Xhija dhe Cokli kanë qenë në kërkim prej kohësh. Pas shkatërrimit të një plantacioni të kanabisit në Pejë vitin e kaluar, vlera e të cilit kapte shifrën e pesë milionë eurove, Policia e Kosovës ishte vënë në kërkim të dy shtetasve shqiptarë të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

    Policia kishte publikuar fotografitë e të dyshuarve kërkuar bashkëpunim me qytetarët që të identifikojnë dy të dyshuarit.

    Në nëntorin e vitit të kaluar, Gazeta Insajderi kishte raportuar për një aksion anti-drogë të zhvilluar më 27 shtator në Pejë, ku Policia e Kosovës kishte sekuestruar 1 mijë kilogramë drogë.

    Sipas hetimeve, grupi kishte mbjellë rreth 2,850 bimë kanabisi, të cilat kishin për qëllim tharjen dhe shitjen.

    Mbjellja e kanabisit ishte kryer në disa parcela, pronarët e të cilave ende nuk ishin identifikuar.

    Ky aksion kishte qenë nën udhëheqjen e Prokurorit Ersan Qavolli dhe vazhdonte të ishte pjesë e një hetimi më të gjerë lidhur me trafikun e narkotikëve. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark