×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për instruktorin që është zënë në flagrance për marrje ryshfeti

    Insajderi
    29 June 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën për paraburgim ndaj instruktorit Bujar Gashi. Atij siç merr vesh Insajderi i është caktuar një muaj paraburgim.

    Instruktori u arrestua të enjten në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.

    Në kërkesën për paraburgim janë detaje nga rasti.

    Aty thuhet se Bujar Gashi, instruktor po dyshohet për dy vepra penale “Marrje e ryshfetit dhe “Ushtrim i ndikimit”.

    Për këtë rast përmenden dy dëshmitar.

    Me datë 27.06.2024 (dje), në hapësirat e auto-shkollës, janë ndaluar dy dëshmitar dhe instruktori.

    Policia ka kontrolluar Bujar Gashin ku dhe i ka gjetur 500 euro që u dhanë nga dy dëshmitarët.

    Pasi që të dy dëshmitarët kanë dalë nga hapësirat e auto-shkollës “Trafiku”, Sektori për Hetime Financiare DHKEK-DPP-Prishtinë, kanë intervenuar dhe i kanë ndaluar dy dëshmitarët dhe të dyshuarin Bujar Gashi – Instruktor në Auto -shkollën “Trafiku” në Pejë, ku posa të njëjtit e kanë legjitimuar të dyshuarin Bujar Gashi dhe pasi që e kanë kontrolluar në xhepin e pasmë të pantallonave i është gjetur shuma e parave në vlerë prej pesëqind (500) euro, më saktësisht pesë (5) kartëmonedha me nga njëqind (100) euro“, thuhet aty.

    Vendimi Gjykatës për Bujar Gashin

    Kjo kërkesë është aprovuar nga Gjykata Themelore në Pejë, duke i caktuar Bujar Gashit një muaj paraburgim.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e Gjykatës ku jepen edhe arsyet se pse është marrë kjo masë.

    Sipas Gjykatës, nëse instruktori i dyshuar për ‘ryfshet’ lihet në liri ekziston rreziku i ikjes.

    Ndaj të pandehurit Bujar Gashi caktohet masa e paraburgimit e cila mund të zgjasë nga data 27.06.2024 deri 27.07.2024. I pandehuri nëse mbetet në liri ekziston rreziku i ikjes pasi vepra për të cilën dyshohet hynë në kapitullin e veprave të korrupsionit zyrtar“.

    Po ashtu thuhet se ekziston mundësia që të ndikoj edhe në dëshmitarët e rastit, nëse lihet në liri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark