Gjykata merr vendim për nënën që vrau foshnjën e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Gjykata merr vendim për nënën që vrau foshnjën e saj

    Insajderi
    09 January 2023 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Orjana Gremin, 32-vjeçaren që ka vrarë foshnjën e saj.

    Në seancën gjyqësore, 32-vjeçarja zgjodhi të mos flasë, ndërsa avokatja e saj kërkoi ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në vrasje e të miturve.

    Kërkesa u refuzua nga gjykatësi, i cili la në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. Gjithashtu, 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.

    32-vjeçarja Orjana Gremi është mbrojtur në seancën gjyqësore nga avokatja Bruna Pepa, e caktuar kryesisht nga gjykata.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark