Gjykata Themelore e Prishtinës para pak minutash ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për një nga të dyshuarit në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Ajo tha se njëri nga të dyshuarit në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Më tutje ajo tha se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muajsh.