Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin për ish-ministrin e infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltarin e tij politik, Eset Berishën, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrin dhe drejtorin e prokurimit publik, Besim Tahiri, në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.
Sipas vendimit Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim vendimi hyn në fuqi kur të bëhet aktgjykimi i prerë.
Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.
Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.