Gjykata merr vendim për personin që kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për personin që kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi

    Insajderi
    11 October 2024 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim personit që ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin D.D, andaj të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

    “Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund ta përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë apo ndonjë vepër tjetër penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është e arsyeshme për rrjedhjen e procedurës penale”, thuhet në vendim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark