
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, pesë policëve të dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Është caktu masa e paraburgimit për 5 të pandehurit. Nga një muaj për secilin”, tha Gashi.
Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, pasi dyshohet se më 7 korrik pas mesnate e vranë nga pakujdesia një 27-vjeçar në qendër të qytetit.
Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj.
Disa fotografi të policëve të prangosur tashmë janë publikuar.