Gjykata merr vendim për pesë të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për pesë të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë

    Insajderi
    29 September 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për 2 muaj për pesë të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Ekrem Rexhepi 26 vjeçar, Shkëlqim Kameri 19 dhe tre të miturit G.R,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J po dyshohet se abuzuan seksualisht me të miturën gjatë muajit gusht.

    Vazhdimin e masës së paraburgimit për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Po mund të ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, tha Gashi për Insajderin.

    “Po ashtu ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 23.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit tre të miturve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”, konfirmojë Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark