Gjykata merr vendim për policin që dëmtoi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për policin që dëmtoi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës

    Insajderi
    27 May 2022 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj zyrtarit policor për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“, si dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

    Përmes një komunikate për media, shtohet se, i pandehuri A.R, polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin, ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhim të narkotikëve.

    Komunikata e plotë:

    Një muaj paraburgim zyrtarit policor që keqpërdori detyrën zyrtare.

    Mitrovicë, 27 maj 2022 – Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të pandehurit A.R., i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“, si dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

    I pandehuri A.R., polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin biznesor në fshatin Izvor – komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N., ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark