Gjykata merr vendim për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Gjykata merr vendim për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

    Insajderi
    26 June 2023 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar pak më para seanca në GJKKO ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit dhe vajzës që u shfaq tek videoja erotike me të, Alma Kaci.

    GJKKO ka lënë në fuqi masën për Safet Gjici arrest me burg për korrupsion pasiv, kurse për Alma Kaci arrest shtëpie.

    SPAK nisi hetimet pas publikimit të videos intime në zyrën e bashkisë, ku shfaqej Alma Kaçi dhe Gjicit.

    Kaçi akuzohet për “korrupsion aktiv” lidhur me një tender për sterilizimin e qenve, dhe gjykata i vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

    Menjëherë pas publikimit të videos intime, Gjici njoftoi dorëheqjen teksa pretendoi se pamjet filmike ishin shpërndarë nga kundërshtarët që nuk e mposhtën dot me votë më 14 maj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark