×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për serbin që sulmoi ushtarët e KFOR-it

    Insajderi
    16 November 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj serbit, Marko Dantiq, i cili u arrestua për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan në maj të vitit 2023.

    Raportohet se këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurit M.D, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese’, ‘Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi’ dhe veprën penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’”, tha Gashi.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.D dhe të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark