Gjykata merr vendim për të arrestuarit për trafikim me njerëz – Insajderi sjell detajet   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjykata merr vendim për të arrestuarit për trafikim me njerëz – Insajderi sjell detajet  

    Insajderi
    01 August 2022 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës nën operacionin e emëruar “Shkoza”, të shtunën e 30 korrikut ka goditur një grup të madh trafikantësh me emigrant, për të cilët pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, shkruan Insajderi.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj, më saktë prej datës 30.07.2022 deri më datën 30.08.2022, për të pandehurit.

    “Gjykata themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, gjykatësja e procedures paraprake Alltën Murseli, me bashkëpuntorin profesional Lavdim Mehmeti, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore – Departamenti për krime të rënda në Prizren, PP/I.nr.982022 të dt. 30.07.2022, për cqaktimin e masësë së paraburgimit kundër të pandehurëve Fillim Sinanaj, Lirim Sinanaj, Albrim Sinanaj, Besmir Arifaj, Eduard Arifaj, Labinot Ukaj, Shaban Muçaj, Urim Elezkurtaj, Besim Gavazaj, Alban Kerleshi, Bashkim Bunjaku, Enver Boletini, Fahredin Isufi, Admir Isufi e Labinot Zeqiri, për shkak të veprës penale Kontrabandim me migrantë në bashkëkryerje nga neni 264 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, i pandehuri Lirim Sinanaj edhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së, në prezencën e Prokurorit dhe të pandehurt me mbrojtësin e tyre, pas mbajtjes së seancës më datë 1.7.2022 mori këtë vendim: Paraburim në kohëzgjatjeprej 1 muaji dhe atë duke filluar prej datës 30.07.2022 deri më datën 30.08.2022” – shkruhej në aktvendim.

    Insajderi ka sjellë poashtu dosjen e prokurorisë për 16 të arrestuarit nën dyshimin për trafikim me njerëz. Në dosje sqarohet se nga kush priteshin fillimisht emigrantët e si si iu sigurohej ushqimi e strehimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark